Intervistë në Ora News - Ulsi Manja: Reforma në drejtësi, çështje e vullnetit politik

2016-04-27 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Draftin përfundimtar të reformës në drejtësi e mbajnë të hapur vetëm pikat që kërkojnë zgjidhje politike. Anëtari i Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se pas një pune disa mujore finalizimi i reformës është vetëm çështje e vullnetit politik.
Manja: Pothuajse punë e Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe draftimi i draftit kushtetues i cili duhet të kalojë nen për nen në komisionin e reformës në drejtësi dhe pastaj ti kalojë seancës pelenare është drejt fundit dhe sigurisht finalizimi i kësaj reforme është çështje e vullnetit politik.
Mungesën e vullnetit, përfaqësuesi i shumicën e gjen në krahun e opozitës tek e cila sheh dhe një arsye të fshehur të bllokimit të reformës
Manja: Uroj që mos jetë ajo që mendoj unë që për hir ?të mos pasjes së një suksesi të kësaj mazhorance? opozita e vendit tim të bëhet pengese e në reformë kaq thelbësore për shqiptare e cila do ti hapte rrugën hapjes së negociataver. Uroj që mos jetë kjo, por kam përshtypjen se janë të gjitha nga pak.
Për Manjën vendimi i grupit të Partisë Demokratike për të bojkotuar parlamentin pas përjashtimit të Sali Berishës, tregon se ish kryeministri mbetet kryetar i selisë Blu

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ulsi-manja-reforma-ne-drejtesi-ceshtje-e-vullnetit-politik/