33 vite burg është masa e dënimit ndaj dy autorëve të dhunimit dhe kërcënimit të një çifti në një pyll në Seman të Fierit.
Sipas vendimit të marrë, 33 vite burg është masa e dënimit në total për dy autorët Endri Goga 22-vjeç dhe Shaban Skeja 20-vjeç, ku Goga ëhstë dënuar me 24 vite dhe Skeja me 9 vite burgim.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 tetor të vitit 2014, teksa çifti kishte dalë për shëtitje dhe kur dy të rinjtë i dhunuan dhe kërcënuan me armë, ndërkohë që vajzën e përdhunuan në mes të pyllit.
Pas akteve të dhunës, dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që çifti ka bërë kallëzim në polici.