Dy ribotime të rëndësishme ?Historia e Arkitekturës n? Shqipëri? dhe libri ?5000 vjet fortifikime në Shqipëri? i kanë kthyer trashëgimisë kulturore dokumentet e censuruara.
Janë 5 autorë Aleksandër Meksi, Gjerak Karaiskaj, Pirro Thomo, Emin Riza, Apollon Baçe që kanë punuar për të publikuar e pasuruar trashëgiminë kulturore në vite.
Vepra shkencore ?Historia e Arkitekturës n? Shqipëri? me autor Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj e Apollon Baçe është promovuar në Bibliotekën Kombëtare.
Drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani që çeli promovimin e konsideroi veprën si një pasuri të institucionit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ka quajtur bashkëpunimin me autorët edhe si një mënyrë integrimi për të zgjidhur problemet e trashëgimisë.
?Dhe unë dua t?ju falënderoj të gjithëve për dashurinë që shprehni kur e shprehni, për kritikën kur e bëni me dashuri, por edhe atëherë kur e bëni pa dashuri, se në çdo rast është një ndihmë komunikimi për problemet e trashëgimisë?, tha ministra Kumbaro.
Shefi i departamentit të Trashëgimisë, Lorenc Bejko, çmoi vlerat e librit në funksion të arkitekturës moderne, ndërsa Pirro Thomo e Aleksandër Meksi e shohin librin në një tjetër dimension:
?Është një pasqyrë e trashëgimisë kulturore, e përditësuar, ndryshe nga botimi i mëparshëm në kushte një cikë të vështira falë Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve u mundësua dhe them që do të jetë i dobishëm për këdo që i intereson trashëgimia në fushën e arkitekturës dhe historia në përgjithësi, sigurisht që edhe për studentët është një libër që atyre u ka munguar?, tha Meksi
Në këtë promovim vlerësime ka marrë edhe vepra ?500 vjet fortifikime në Shqipëri? e Gjerak Karaiskaj, e cila ribotohet duke publikuar pjesë të tëra të censuruara.
?Kishte dhe një kriter tjetër që ishte i asaj kohe. Ata të huaj që ishin shpallur armiq u hiqej fare citimi, nuk u vihej emri. Unë këtë punë kam bërë, kam shtuar ato që janë hequr, nuk kam ndryshime të tjera, por e kam ribotuar librin edhe për një qëllim tjetër, se nuk ka rëndësi emri, se me sa kam vënë re, ato që kam thënë unë dikur për kalatë antike i thonë tani?, u shpreh Karaiskaj.