Rreziku nga qentë, Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia përplasen për përgjegjësitë- Ora News

2016-04-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjegjësia për kontrollin e kafshëve të rrezikshme shtëpiake ka përplasur Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesi i dikasterit qeveritar shprehet se policia bashkiake ka për detyrë të kontrollojë nëse qentë shtëpiakë jane te pajisur me maska.Por Bashkia agumenton të kundërtën kur thotë se në bazë të ligjit i takon Ministrisë të marrë masa. Ndërkohë situata paraqitet serioze, pasi bluzat e bardha raportojnë për 4-5 raste ne dite kafshimesh nga qentë.
Kontrolli i qenve shtëpiakë përplas me qëndrime të ndryshme bashkinë e Tiranës me Ministrinë e Bujqësisë në lidhje me përgjegjësinë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë sqaron se detyrimin për kontrollin e qenve shoqërues e ka policia bashkiake dhe natyrisht pronarët e kafshëve.
Kujtim Mersini: Mbulohet nga persona të caktuar siç është policia bashkiake e cila mund të ndalojë por edhe policia e rendit mund të ndalojë personat të cilët nuk e kanë qenin në shoqërim me maskë dhe kjo ka qenë normë. Nëse ju kojtohet para disa vitesh u bë si trend i kohës që të shihnim persona të cilët e mbanin të lidhur qenin me maskë.
Bashkia e Tiranës nga ana tjetër thekson se në bazë të ligjit të veterinarisë ajo nuk ka asnjë kompetencë për pajisjen me maska të qenve në hapësirat publike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rreziku-nga-qente-ministria-e-bujqesise-dhe-bashkia-perplasen-per-pergjegjesite/