Raporti: Shqipëria më e rrezikuara në Europë nga fatkeqësitë natyrore- Ora News

2016-04-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organizata World Risk Report e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm të Europës parë nga aspekti i fatkeqësive natyrore. Në raportin e fundit, i cili i referohet vitit të shkuar, vendi ynë rradhitet në vendin e 37-të në listën e shteteve më të rrezikshme të botës, duke humbur dy vende nga indeksi i sigurisë së vitit 2011. Në materialin e publikuar, shumë më lart renditen fqinjët tanë, teksa Greqia mban vendin 71, Serbia të 77-in, Bosnja vendin e 93-të ndërkohë që Maqedonia rradhitet e 95-ta.
Shqipëria është konsideruar vendi më i rrezikuar i Europës në aspektin e fatkeqësive natyrore nga studimi i World Risk Report, organizatë që bashkëpunon me Universitetin e OKB-së dhe Institutin për Sigurinë dhe Mjedisin.
Në raportin e fundit, i cili i referohet vitit të shkuar, vendi ynë rradhitet në vendin e 37-të në listën e shteteve më të rrezikshme të botës, duke humbur dy vende nga indeksi i sigurisë së vitit 2011.
Shqipëria mban kofiçentin 10.03, i cili është edhe më i larti në Europë, ndërkohë që rrezikshmëria matet nga shpeshtësia e fatkeqësive natyrore dhe mundësia që ka shteti për t?i përballuar këto të fundit.
Raporti i ka konsideruar më të sigurta shtetet fqinje, teksa Greqia mban vendin 71. Vetëm gjashtë pozicione më poshtë qëndron Serbia në vendin e 77-të.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raporti-shqiperia-me-e-rrezikuara-ne-europe-nga-fatkeqesite-natyrore/

Free Traffic Exchange