Familja e Fiqiri Muçës: Nuk kemi bukë të hamë, jo ti shkojmë pas Nazimes- Ora News

2016-04-26 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e Fiqiri Muçës hedhin poshtë pretendimet e Nazime Vishës se është kërcënuar prej tyre.
E veja e Fiqiri Muçës, Mynyre Muça, e cila banon në Durrës, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Nazime Vishën, që prej momentit që ajo la qelinë pas amnistimit nga Presidenti.
Mynyre Muça: Absolutisht nuk është kërcënuar nga asnjë.Le të marrë urdhër-mbrojtje për dikë tjetër, prej fëmijëve të mi nuk e gjen asgjë.Unë as telefonit si kam rënë dhe as nuk e kam marrë. Mi kanë ra telefonit me privat, u kam thënë kunetërve që telefoni më bie privat, se kush është nuk e di.Për mua Nazime Vishën në daç ta ruajë policia, në daç të shpisë prej kësaj krahine nuk ka asnjë gjë. Shteti në daç ta ruajë, në daç ta fusë në xhep, ku të dojë, prej nesh nuk ka kërcënim. Jam në situatë të vështirë ekonomike, kredia përditë më vjen, letrat, unë jam e vdekur.Përmbarimi po kërkon të më marrë shtëpinë. Unë nuk kam marrë kredi, e kam firmosur se më ka detyruar me zor.
Edhe i biri i Fiqiri Muçës thotë se nuk kanë dijeni fare mbi këtë ngjarje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/e-veja-e-fiqiri-muces-mohon-kercenimin-skam-buke-te-ha-jo-ti-shkoj-pas-nazimes/