Report TV - Prezantohet projekti rrugor Skrapar- Përmet, Meta: Merr fund izolimi

2016-04-26 7

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në prezantimin e projektit rrugor që do të lidhë Skraparin me Përmetin. Në aktivitetin e zhvilluar në Çorovodë morën pjesë kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli, deputetët, Gledion Rehovica dhe Fidel Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.

Duke folur para qytetarëve të pranishëm në këtë prezantim, Kryetari i Kuvendit vlerësoi këtë projekt të rëndësishëm që afron shumë Skraparin dhe Përmetin, duke theksuar se e rëndësishme është qëndrueshmëria e kësaj vepre infrastrukturore dhe kostoja sa më e ulët pa cenuar cilësinë.

?Personalisht kam pasur vetëm një shqetësim, që rruga të jetë e fortë, të jetë e qëndrueshme, pra nga ana gjeologjike të mos rrezikohet. E dyta të kushtojë sa më pak sepse nuk është e lehtë për të gjetur fonde. Të gjithë po flasin për të gjetur fonde, por kjo nuk është e thjeshtë, sepse nuk ka nevojë vetëm Skrapari dhe Përmeti për rrugë, e gjithë Shqipëria ka nevojë për rrugë, për t?i zgjeruar dhe për të zhvilluar më tej rrjetin infrastrukturor?, - tha Meta.

Më tej, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo rrugë e rëndësishme ka nevojë për një transparencë maksimale.

?Jam shumë i kënaqur që në krye të këtij projekti është profesor Faruk Kaba dhe shumë profesorë të tjerë që i njohin më mirë se askush tjetër rrugët e Shqipërisë. Jam këshilluar personalisht, por besoj edhe ata dhe me inxhinierë të tjerë që i njohin shumë mirë këto rrugë. Problemi është vetëm një, që ky të jetë një projekt sa më i sigurt, sa më i besueshëm, të kushtojë sa më pak dhe jo në dëm të cilësisë dhe të qëndrueshmërisë së rrugës. Nuk do të jetë si standard vazhdimi i rrugës nga Çorovoda në Urën e Lapanit. Përkundrazi, do të jetë një standard krejt tjetër, shumë më i lartë dhe më pas kjo rrugë, e cila sot i kënaq ato nevojat e këtij komuniteti dhe të atyre që vijnë për rafting apo për kanionet, kjo rrugë do të kalojë në standardet e rrugës që iu prezantua tani nga Ura e Lapanit deri në Përmet?, - theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendi deklaroi se përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht, krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit.

?Krijon shumë mundësi edhe për banorët e Beratit dhe të shumë rretheve të tjera, pra jo vetëm të Skraparit dhe të Përmetit. Dhe natyrisht që rruga që do të lidhë Skraparin me Përmetin, është një rrugë me vlera të shumëfishta sepse në radhë të parë bashkon dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës. Së dyti bashkon në një ofertë të re turistike dy kryeqendrat të kulturës dhe të historisë sonë që janë dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, por dhe turizmin e aventurës që ofrojnë si kanionet e Skraparit, ashtu edhe ato të Përmetit?, - shtoi z. Meta.

Duke vlerësuar potencialet e jashtëzakonsh...

Free Traffic Exchange