Rudolph: Politika të miratojë reformën në drejtësi, ose negociatat shtyhen pa afat- Ora News

2016-04-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian ashpërson paralajmërimin për Shqipërinë sa i përket miratimit të reformës në drejtësi. Nga Shkodra përfaqësuesi i delegacionit Europian në vendin tonë Jan Rudolph kërkoi që klasa politike ta miratojë përpara pushimeve të verës reformën, pasi në të kundërt axhenda e ngarkuar e Bashkimit Europian do ta shtyjë pa afat rekomandimin për çeljen e negociatave. Realizimi i reformës do të përkthehet në rritje ekonomike dhe më shumë investime për vendin shtoi Rudolph.
Rudolph ishte i pranishëm në prezantimin e projektit të financuar nga BE dhe UNDP ?Fuqizimi social dhe ekonomik për romët dhe egjyptianët?. Së bashku me drejtuesit e bashkisë Shkoder ai vlerësoi këtë projekt që synon integrimin e plotë të këtyre shtresave në shoqeri, duke reduktuar në radhët e tyre varfërinë dhe pabarazinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rudolph-politika-te-miratoje-reformen-ne-drejtesi-ose-negociatat-shtyhen-pa-afat/