Agroturizmi në Tiranë, Bashkia: Do të krijohen marka vendase të prodhimeve- Ora News

2016-04-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të ti përqëndrojë investimet jo vetëm në qytetin e Tiranës, por dhe në njësitë e tjera administrative, ish-Komunat. Kjo për ti dhënë mundësi zhvillimit të agroturizmit dhe agrobiznesit. Kryetari i Bashkisë tha se Tirana ofron pasuri kulturore, historike, produkte tradicionale ushqimore, por edhe produkte bio që duhet të mbajnë markën e kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës konsideron si prioritet agroturizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale.
Kjo sipas Bashkisë do të realizohet nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, aktiviteteve ekonomike, si panaire dhe tregje në periferi të qytetit duke ndihmuar në zhvillimin e këtyre zonave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Këshillit bashkiak tha se Tirana do të ketë markat e veta të produkteve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/agroturizmi-ne-tirane-bashkia-do-te-krijohen-marka-vendase-te-prodhimeve/