“Shullazi ndërmjetësi i konflikteve” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu si vendosi grupi parlamentar, demokratet kane bojkotuar te gjitha komisione e kuvendit e kane zgjedhur te komunikojnë me median jashtë ambienteve te kryesisë se Kuvendit. Anëtaret e Komisionit te Ligjeve kane denoncuar lidhjet e qeverise me Emiljano Shullazin, duke iu referuar edhe deklaratave te ish-rektorit Dhori Kule se ministri Tahiri i premtoi qe do ta zgjidhe personalisht situatën, nje model sipas opozitës i ndjekur edhe ne rastin e Durim Bamit.?Pra kjo qeveri përsëri jep provën se nëpërmjet kësaj formule të dërgon kriminelët, të dërgon Shullazin, të krijon problemin dhe pastaj premton se mund ta zgjidhë. Është prova e fundit që tashmë është e depozituar në Prokurori, sesi kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin edhe nëpërmjet krimit vetëm nëpërmjet krimit, nëpërmjet Shullazit mund të zgjidhë dhe të menaxhojë jetën publike shqiptare?.Bylykbashi ka akuzuar maxhorancen se edhe përjashtimin e Sali Berishës per 10 dite nga parlamenti e beri ne shenje hakmarrje per denoncimin e Shullazit.?Dënohet jo vetëm për t?i mbyllur gojën opozitës, por për t?i dhënë provën shqiptarëve që ne e mbrojmë krimin dhe me mbrojtjen që i japim këtij krimi, askush nuk mund të guxojë që ta kundërshtojë këtë qeveri në zgjedhjet që do të afrohen?.Bojkoti i i opozitës do te përfundoje te hënën e ardhshme, atëherë kur mbaron edhe dënimi i ish-kryetari te PD Sali Berisha.

Free Traffic Exchange