Qindra punonjës së hekurudhës shqiptare protestuan sot për kushtet e punës dhe gjendjen e tranportit hekurudhor.
Të mbledhur tek Ura e Djalanit, punonjësit, për afro 1 orë bllokuan hyrjen dhe daljen e automjeteve dhe kamionëve në portin e Durrësit. Kjo ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në kasin poshtë Urës së Dajlanit si dhe në hyrjen e portit detar.
Kreu i Sidikatës së Hekurudhave Shqiptare, Osman Meta tha se punëtorët kanë 4 muaj që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, ndërsa pagat i marin me vonesë. Sindikalistët thanë se hekurudhës shqiptare i janë bllokuar të gjitha burimet ekonomike nga koncesionarët.
Ata shtuan se pengimi i hyrjes së trenave në port, po çon drejt falimentimin transportin e mallrave, duke favorizuar transportin me anë të automjeteve.