“Groposja” e 21 janarit, Topi: Gjëmat e mëdha dalin të pastra, të voglat burgosen- Ora News

2016-04-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bamir Topi, sot kreu i FRD, por President i Republikës kur ndodhën vrasjet e protestës së 21 janarit në 2011, ka shrpehur zhgënjimin e tij nga drejtësia, e cila e mbylli dosjen e kësaj ngjarje të rënde, ku gjatë protestës së opozitës u vranë 4 demostrues. ?Gjëmat e mëdha dalin të pastra, të voglat burgosen?, ishin fjalët që zgjodhi Topi, për ta përcjelle këtë vendim, duke iu drejtuar kryesisë nga godina e re e FRD, por që është edhe ish-shtëpia e tij nga ku është rritur si demokrat, ish-selia e PD.
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, që mbante detyrën e Presidentit të Repubkikës në 21 janarin e 2011, ku gjatë protestës opozitare përballë godinës së Qeverisë, humbën jetën 4 qytetarë, ka shprehur zemëratën e tij, për mbylljen e çështjes nga drejtësia shqiptare.
Topi: Shikoni se çfarë ndodh.Kam pasur një parim dhe dëshiroj ti qëndroj këtij parimi. Unë nuk komentoj vendime gjykatash, por një koment politik do ta bëj sepse jetojmë në Shqipëri, në një vend që vazhdon të konsumojë ngjarje shumë të rënda kriminale dhe këto ikin, pastrohen dorë pas dore.Dhe ka dy standarte, një standart i gjëmave të mëdha që dalin pastër dhe i gjëmave të vogla të përditshme të cilat përfundojnë me verdiktin e drejtësisë. Ky është dallimi i madh, kjo është diferenca e madhe.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbyllja-e-21-janarit-topi-gjemat-e-medha-te-pastra-te-voglat-burgosen//