Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy aksidente rrugore njëri me vdekjen e një vajze vetëm 10 vjeç dhe tjetri me lëndimin e 4 nxënësve të tjerë janë shënuar mëngjesin e sotëm pikërisht në kohën kur fëmijët po shkonin në shkollë.
Aksidenti i parë është shënuar në Velipojë. Vajza 10 vjeçare ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në shkollë kur një makinë e përplasi për vdekje. Ndërsa në Pukë janë përplasur dy fuoristrada duke shkaktuar lëndimin e 4 nxënësve.
Dy aksidentet vënë në dukje nevojën për më shumë siguri rrugore sidomos aty ku janë ngritur shkollat, por dhe për transportin e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/niset-per...