Report TV - Dalipi: Prioritet turizmi në periferi të kryeqytetit, nxjerrim markën “Tirana”

2016-04-26 0

Zhvillimi i Agroturizmi dhe Agrobiznesi përbëjnë një prej sektorëve prioritarë të Bashkisë Tiranë.
Në konferencën e mbajtur nga Eurorajoni Adriatiko Jonian, kreu i Këshillit të Qarkut, njëherësh zëvendëspresident i kësaj organizate, Aldrin Dalipi, foli për hapat konkretë që ka hedhur bashkia për zhvillimin e turzimit në periferi të kryeqytetit, por dhe ambicjet që Tiarana të ketë markat e saj të produkteve.

?Tirana, që na mirëpret sot të gjithëve përtej metropolit të ngjyrave dhe vrapit të saj, e cila ndryshon çdo ditë duke iu bashkuar standardeve evropiane ka ende burime të pashfrytëzuara nga në aspektin e agro-turizmit. Afron bregdetin e virgjër, klimën e mrekullueshme dhe terrene që presin të zhvillohen. Unë do të vecoj këtu punën e Bashkisë së Tiranës si Bashkia qendër qarku, e cila ka dhënë shembullin e parë të inkurajimit të iniciativave konkrete të agro turizmit. Agri-kultura dhe agri-turizmi janë bërë tashmë pjesë e të gjitha koncepteve të reja të planeve të kryebashkiakut të Tiranës dhe ekipit të tij duke synuar rritjen e përfshirjes së komunitetit.

Të pranishëm në Konferencën për agroturizmin qenë përfaqësues të lartë këtij organizmi.

Në Konferencë, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u përqendrua te suksesi që kanë arritur në këtë sektor Abruco e Italisë, apo Dubrovniku i Krocaisë.

Shembull që sipas tij duhet ndjekur edhe nga Tirana, e cila ofron një potencial mjaft të madh për zhvillimin e turizmit rajonal.