10-vjeçarja humb jetën në aksident - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte duke pritur autobusin me gjyshin e saj për të shkuar në shkollë, dhe në një moment ka vrapuar të kalojë rrugën. Por kjo i ka kushtuar jetën vajzës 10-vjeçare nga Velipoja. E mitura u godit nga një makinë, duke marrë plagë të shumta. Menjëherë ajo u dërgua në Spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht, nuk mundi të mbijetojë.Pas aksidentit, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Lush Gjelaj, i cili dha shpjegime për rrethanat e ngjarjes.Një tjetër aksident, fatmirësisht pa pasoja të rënda, është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Pukë-Qelëz, kur dy mjete ?Fuoristrada? goditën njëra-tjetrën. Nga përplasja u plagosën 4 nxënës shkolle. Ata u dërguar në qendrën shëndetësore më të afërt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.