Reagimi - Djali i Faik Myrtajt flet për Ora News: “Groposja e 21 janarit” ishte amanet i Saliut

2016-04-26 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rrëzimit të rekursit të Prokurorisë për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, Familja e Faik Myrtaj deklaron se do i drejtohet gjykatave ndërkombëtare. Renato Myrtaj në intervistë për Ora News pohon se ka prova të reja të cilat do përdoren në një tjetër proces gjyqësor, që do hapet shumë shpejt, madje më shpejt edhe se vet reforma në drejtësi.
Renato Myrtaj: Do ta mbyllin pa gjyq fare. Të vrarë ndihemi, çmund të thuash. Nuk ka mbaruar aty, cdo gjë vazhdon edhe pak më tutje. Gjykata mund të marrë çfarëdo vendimi, unë e di që janë amanetet e Saliut që i kishte kopsitur tepër mirë përpara se të largohej. Nuk më suprizoi asnjëgjë. Na kanë vënë dikur në dijeni për këto prova. Ndodhen jashtë shtetit janë tepër të sigurta, çështje orësh dhe çështje ditësh është.
Renato Myrtaj, nuk jep detaje për provat, të cilat thotë se do jenë suprizë, ashtu siç gjykata suprizoi familjet e viktimave të 21 janrit, duke dhënë pafajësi për ish kreun e gardës Ndrea Prendi, dhe ish gardistin Agim Llupo.
Renato Myrtaj: A na surprizuar politika shqiptare, a na ka surprizuar gjykata?! Le të suprizojmë njëherë ne.Pak durim dhe do të dalin, çështje orësh është më shumë. Nuk besoj se do presim reformën në drejtësi.
Familja e Faik Myrtajt, një nga 4 viktimat e 21 janarit, jeton në katin e tretë të një pallati me banesa sociale në Fier.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/21-janari-djali-i-faik-myrtajt-prova-surprizuese-do-rihapim-gjyq/