Një ditë pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë për çështjen e dosjes së 21 janarit, nga qyteti i Fierit ka folur djali i njërës prej viktimave të kësaj tragjedie, djali i Faik Myrtaj.
Në një deklaratë për mediat, Renato ka deklaruar se ka prova të pakundërshtueshme për 21 janarin, prova të cilat janë jashtë shtetit.
Sipas këtij, këto prova kanë të bëjnë me disa filmime, të cilat ai i disponon dhe që shumë shpejt do i bëjë publike për të gjithë, pasi janë surprizë.
Pas tre viteve Gjykata e lartë rrëzon Rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 Janarit. Tashmë ky proces konsiderohet i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetet dërgimi i çështjes në Strasburg.