Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka ripërsëritur qëndrimin për mos marrje pjesë në punimet e Kuvendit. Jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti Oerd Bylykbashi akuzoi se kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe bandat.
Duke folur për kërcënimet ndaj Mynyr Konit dhe Dhori Kules, Bylykbashi tha se Rama dhe Tahiri ishin dijeni. Rektori në detyrë denoncoi në Prokurori dhe Ministri i Brendshëm i premtoi rektorit Dhori Kule zgjidhje të problemit duke menaxhuar krimin.
Bylykbashi: Dhori Kule ka denocnuar në Prokurori faktin se pasi ka vënë në dijeni kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë ishte kërcënuar edhe kandidati për rektor.
Kryeministri e ka dërguar tek Ministri i Brendshëm, i cili njësoj sikur thirri në zyrë Durim Bamin, përsëri rektorit në detyrë i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe zgjidhja do të ishte menaxhimi i krimit dhe nëpërmjet menaxhimit të krimit zgjidh cështjet. Nëpërmjet kësaj formule të krijon problemin dhe pastaj të premton se do ta zgjidhë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi-i-kules-bylykbashi-tahiri-i-premtoi-zgjidhje-permes-menaxhimit-te-krimit/