VELIPOJË- Një aksident mjaft i rëndë me pasojë vdekjen është rregjsitruar sot në qytetin e Velipojës. Një 10 vjeçare me inicialet V. Sh është përplasur nga një makinë teksa përpiqej të kalonte rrugën si pasojë e të cilit ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Vajza ka qenë duke pritur autobusin së bashku me gjyshin e saj, e për një moment i është shkëputur atij nga dora dhe është përplasur për vdekje nga makina. Nga fotografitë e siguruara nga Shqiptarja.com shihet qartë se si i ka mbetur në rrugë çanta e shkollës vajzës së mitur pas perplasjes.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ?Sektor?, ndërkohë që drejtuesi i makinës tip ?Benz? me targë SH 7355 D 53 vjeçari Lush Gjelaj është ndaluar nga policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.