“Groposet” dosja e 21 Janarit, nuk pranohet rekursi- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për rigjykim të dosjes së 21 janarit.
Dosja e ?mbyllur? prej rreth tre vitesh në këtë gjykatë, duket se sjell mbylljen përfundimtare të ngjarjes tragjike të vitit 2011.
Demonstrata e asaj kohe u shoqërua me dhunë ndërmjet policisë, gardës dhe protestuesve, duke sjell edhe katër viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga gjyqtarët Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me 1 vit burg Prendin dhe tre vite burg gardistin Llupo, ndërsa shpalli të pafajshëm shoferin e Prendit, Margarit Kume.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-e...