23 vjet nga vizita e Papa Gjon Pali II në Shqipëri- Ora News- Lajmi i fundit-

2016-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot mbushen plot 23 vjet nga vizita e Papa Gjon Pali II në Shqipëri. Ishte 23 prilli i vitit 1993 kur Ati i Shenjtë mbërriti në aeroportin e Rinasit e pasi puthi tokën shqiptare zhvilloi vizitën e tij në 2 qytete kryesore, në Tiranë e Shkodër.
?Dëshiroj fortësisht të vizitoj Shqipërinë, e të ndaj me popullin shqiptar gëzimin e lirisë së sapo fituar pas gjysëm shekulli robëri komuniste e të nderoj besmin e patundshëm fetar të popullit shqiptar?.
Në sheshin Skëndërbeu në Tiranë Papa Wojtyla i drejtohet me këto fjalë besimtarëve e mijërave shqiptarëve që kishin mbushur sheshin.
?Popull shqiptar, ec përpara me guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në të janë mbjell farat e shpresës. Të shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në mbrojtje të lirisë në vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T?i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti që përbëjnë pasuri më vete.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/23-vjet-nga-vizita-e-papa-gjon-pali-ii-ne-shqiperi/

Free Traffic Exchange