Reforma në drejtësi, opozita braktis Komisionin: Rama projekt për të kapur drejtësinë- Ora News

2016-04-25 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Klima e tensionuar në Kuvend i është përcjellë edhe Komisionit të Reformës në Drejtësi, pasi konsensusi mes dy partive të mëdha nuk zgjati shumë. Edhe pse disa ditë më parë rinisja e dialogut politik shënoi një kompromis të rëndësishëm, pasi palët ranë dakord për disa çështje të rëndësishme si për funksionimin e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, reforma ka mbetur peng i mungesës së konsensusit politik.Eduard Halimi akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon të vërë drejtësinë nën kontroll përmes projektit të tij, për të mbrotjur bandat e krimit.
Ekspertët amerikanë të OPDAT dhe ato europianë të EURALIUS, kanë marrë në dorë çështjet teknike të lëna nga politika për reformën në drejtësi, po pa mundur t?u japin zgjidhje.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, palët politike u dakortësuan për çështjet që lidhen me luftën kundër korrupsionit, ndonëse sërish dhe këtu ekspertët kanë akoma për të bërë, por ndahen në çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të reja.
Të gjitha çështjeve teknike, nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës, deputeti Eduard Halimi, iu dha një ngjyrim poltik, duke e lidhur me vendimin e grupit parlamentar për të bojkotuar aktivitetin parlamentar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vetem-disa-dite-konsensus-per-drejtesine-sdakortesohen-per-institucionet-e-reja/