Report TV - Gj.Lartë "gropos" 21 janarin Prendi, Llupo dhe Kume në liri

2016-04-25 4

Pas tre viteve Gjykata e lartë rrëzon Rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 Janarit. Tashmë ky proces konsiderohet i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetet dërgimi i çështjes në Strasburg.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga Kolegji Penal kryesuar nga relatori i çështjes Edmond Islamaj. Me këtë rekurs prokuroria kërkonte rikthimin në burg të ish komandantit të gardës së republikës Ndrea Prendi dhe dy gardistëve Agim Llupo e Margarit Kume.

Free Traffic Exchange