Report TV - Rama: Bojkoti i PD lidhet me Reformën në Drejtësi

2016-04-25 1

Bojkoti 10 ditor i opozitës në solidaritet me pezullimin e Sali Berishës është përkthyer nga kryeministri Rama si tentative e rradhës për të bllokuar reformën në drejtësi.

Gjatë pjesës së hapur për media të mbledhjes së grupit të deputetëve, Rama theksoi se selia blu zgjodhi të dalë në krah të atij që bllokon reformimin e drejtësisë.

?Masës së drejtë të marrë nga Kuvendi për të mos lejuar për 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve që të jetë pjesë në veprimtarinë e Kuvendit, Pd i është përgjgijur me bojkot 10 ditë, pra me solidaritet të plotë me thirrjen merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi. E gjithë përpjekja për të kriminalizuar çdo gjë që qeveria bën apo ndërton i është shtuar nevoja e brendshme për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi? tha Rama.

Kryeministri u ndal gjatë tek reformat e kryera nga qeverisja socialiste gjatë këtyre 3 viteve dhe tek ekonomia duke folur me shifra konkrete. Ndërkaq ai kishte dhe një mesazh për ata që i quajti ? shakaxhinjtë e rimëkëmbjes? por pa përmendur emra konkretë se cilët ishin ata.

"Asnjë kompani nuk ka ikur nga Shqipëria përveç një kompanie në fushën e naftës dhe arsyeja e largimi tska qenë aspak e lidhur me klimën e biznesit, por ka qenë e lidhru me çmimin e ulët, me një marrëveshje shumë të pafavorshme të vetë kompanisë me një kompani tjetër," u shpreh kryeministri.