Report TV - Debate në mbledhjen e grupit të PS-së, Dade-Ruçi-Braçe

2016-04-25 0

Dënimi i Berishës me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi, nuk ka kënaqur Arta Daden. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar deputetja socialiste i ka kërkuar llogari kreut të grupit Gramoz Ruci se përse ish kryeministri nuk është dërguar në prokurori për thirrjet për armatosje që bëri të enjten në kuvend.

?Në letrën që firmosa për Byronë kishte 3 kërkesa. Ndërkohë është plotësuar vetëm një dhe më minimlaja. Përse nuk është dërguar në prokurori,? mësohet të jetë shprehur kryetarja e Komisionit të Jashtëm.

Dade ka marrë këtë përgjigje nga Ruçi faktin se kaq ishin kompetencat e grupit parlamentar dhe të parlamentit. Sipas tij prokuroria mund të nisë hetimin kryesisht pasi seanca ka qenë publike dhe live në shumë televizione.

Free Traffic Exchange