Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në administratën publike ka 2000 vende vakante për të rinjtë që duan të zhvillojnë praktikën mësimore. Për të qënë pjesë e këtij programi studentët duhet minimalisht të kenë përfunduar nivelin e parë të studimeve të larta: atë bachelor. Ky është viti i tretë i realizimit të programit të praktikës në administratë dhe për herë të parë përfshin dhe studentët nga diaspora.Kryeministri Rama tha se kjo praktikë dhe konkurset janë e vetmja mundësi punësimi në administratë.
2000 të rinj nga mosha 21-26 vjeç që kanë përfunduar nivelin e parë të studimeve të larta mund të aplikojnë në ?websitet praktikë sociale? për të zhvilluar praktikën e tyre në administratë. Prioritet per punësim pas 3 muajve praktikë do të kënë të rinjtë ekselentë. Ky është viti i 3 që qeveria inkurajon studentët të praktikohen dhe të punësohen në administratë, dhe për herë të parë kanë të drejtë të përfshihen në këtë program edhe studentët nga diaspora.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/praktika-ne-administrate-2000-vende-vakante-per-te-rinjte/