Tenori me famë botërore Agim Hushi është kthyer në Tiranë për të zhvilluar master klasse me nxënësit e kantos të Liceut Artistik ?Jordan Misja?.
Hushi ka zhvilluar sot në qendrën TEN një bisedë të gjatë me talentet e kantos. Mesazhi që iu dha ishte që ata nuk duhet ta konsiderojnë veten thjesht nxënës së kantos, por duhet të përgatiten për përballje me sfidat e kërkesat e skenave botërore.
Tenori Agim Hushi aktualisht jep mësime kantoje pothuajse në të gjitha vendet e botës, përfshi Vjenën e Kinën ku punon aktualisht. Në Shqipëri kthehet të jap mësime kantoje me një motiv të veçantë.
?Të këndoja u bë papritur ëndrra ime e madhe. Unë nuk studioja muzikë dhe as nuk isha djalë kompozitori. Kur isha fëmijë në Kavajë, unë dëgjoja i mahnitur zërat e mrekullueshëm të Di Stefanos, Tito Skipos, Tagliavinit. Intuitivisht unë dallova prirjen time për kanto?, tha Hushi.