Mesazhe paralajmëruese për biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mos u çudisni nëse një dite ne e-mail-in tuaj si tatimpagues, ju vjen nje mesazh nga administrata tatimore. Ai do t?ju njoftoje për problematikat qe tatimoret pretendojnë se ju keni bere ne aktivitetin tuaj tregtar. Ky mesash është nje model sesi do te komunikohet mes tatimeve dhe biznesit, përpara se te merret një vendim. Ne thelb te modelit te ri te komunikimit është paralajmërimi qe i behet biznesit me qellim shmangien e penaliteteve. Kjo skeme e re ka nisur te aplikohet paralelisht me fazën e dyte te aksionit anti-informalitet. Përveç te tjerash qëllimi është te shmanget prania e Inspektorit Tatimore ne ambiente te biznesit. Mbetet për t?u pare se sa efektive do te jete kjo skeme. Ndërkohe qe kontrolli ndaj biznesit funksionon edhe ne baze risku, pra ne varësi te historikut qe paraqet tatimpaguesi. Por edhe pse aplikohet një skemë e tille bizneset janë ankuar për kontrolle te shpeshta dhe te pakoordinuara.