PD: 10 ditë bojkot Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-04-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet do te qëndrojnë jashtë parlamentit per aq kohe sa do te zgjasë dënimi ndaj ish-kryetarit te PD Sali Berisha. Ne mbledhjen e grupit parlamentar është vendosur qe këtë jave opozita te bojkotoje komisionet dhe seancën; e opozita do te jete aktive jashtë dyerve te parlamentit.Në shenjë proteste ndaj një vendimi të padrejtë, të pambështetur dhe të paargumentuar në ligj dhe në rregullore, Grupi Parlamentar vendosi bojkot të plotë dhe të gjithanshëm të gjithë aktivitetit parlamentar gjatë kësaj jave. Një vendim që u mor si hakmarrje e Edi Ramës për denoncimin e aferës së Shullazit, megaskandalit të shtetit ?Rama-Shullazi? me shpresën se përmes një vendimi të tillë do të sfumojë dhe debatin publik i cili po rritet nga dita në ditë, po zmadhohet, po forcohet mbi shtetin e Edi Ramës që rezulton të jetë shteti i Emiliano Shullazit.Lideri i opozitës Basha ka përsëritur se Partia Demokratike, do te ndjeke me vëmendje çështjen Shullazi, duke akuzuar qeverinë se po ben avokaten e bandës se tij.Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiliano Shullazit. Frytet e para të kësaj avokatie janë kërcënimi i disa prej dëshmitarëve me shpresën se ata do të tërhiqen nga një proces i cili i përfunduar me sukses do të shohë para drejtësisë jo vetëm Emilianon por edhe emilianot e tjerë në qeveri.Kjo nuk eshte hera e pare qe opozita vendos te bojkotoje parlamentin kur shumica përjashton Sali Berishën, edhe ne 2014 deputetet demokratet nuk morën pjese ne komisione e seance per aq kohe sa zgjati dënimi i ish-kryetarit te PD Sali Berisha.