Bojkoti i PD, Rama: Kërkojnë të bllokojnë reformën në drejtësi

2016-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama komentoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS vendimin e PD për të bojkotuar parlamentin për 10 ditë. Ai tha se selia blu zgjodhi të dalë në krah të atij që bllokon reformën në drejtësi, duke iu referuar Berishës.
Rama: Sot marr një tjetër fakt në zinxhirrin ëe fakteve që e bëjnë gjithmonë e më të qartë për gjithmonë e më shumë njerëz, mungesën e vullnetit të PD për të bërë reformën në drejtësi në kohën e duhur dhe me të gjithë thellësinë e nevojshme.
Masës së drejtë të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë brenda mundësive institucionale sipas rregullores së Kvendit për të mos lejuar për 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve që të jetë pjesë e Kuvendit, PD i është përgjigjur me bojkot të Kuvendit, pra me solidaritet të plotë me thirrjen: Merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi.
Nga ana etjetër e gjithë përpjekja për të kriminalizuar qeverisjen dhe çdo përpjekje, çdio reformë cdo gjë që qeveria bën apo ndërton i është shtuar edhe nevoja e brendshme gjithmonë e më therrëse për të penguar me çdo kusht reformën në drejtësi. Prandaj edhe intesiteti i tensionit artificial sic e kemi thënë vjen duke u rritur dhe përpjekja në kërkim të alibive të justifikimeve vjen duke u bërë më e dëshpëruar. Nga ana tjetër në sfond qëndron përpjekja për të krijuar një atmosferë mbytëse përmes disinformimit të përditshëm lidhur me ekonominë.
Jo rastësisht kur ju bëra një paraqitje të vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë lashë mënjanë takimin me Presidentin e BB që ishte një takim shumë inkurajues dhë pas të cilit Presidenti u shpreh publikisht se Shqipëria është një vend kampion në rrugën e reformave.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bojkoti-i-pd-rama-kerkojne-te-bllokojne-reformen-ne-drejtesi/

Free Traffic Exchange