Karta e kameras së sigurisë e helikopterit të FA që u rrëzua në Shkodër ka mbërritur me postë diplomatike në Gjermani për ekzaminim. Ekzaminimi i kamerës së sigurisë do të bëhet nga kompania 'BFU' në Gjermani
Ne ditet kur ndodhi aksidenti Report TV siguroi foton e kameras regjistruese të Helikopterit të ushtrisë EC 145
Helikopteri u rrëzua më 6 prill të këtij viti në liqenin e Shkodrës. Dy pilotët, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha vdiqën gjatë përplasjes ndërkohë që mbeti i plagosur ushtari Gerald Baramuça.