32 sanitare të spitalit rajonal dhe maternitetit të Kukësit janë larguar nga puna, çka ka bërë që ato të dalin në një protestë dhe të kërkojnë rikthimin e tyre në punë, dhe për këtë janë njoftuar me postë.
Mëngjesin e sotëm punonjëset sanitarë kanë protestuar përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin.
Nga ana tjetër, ato kanë deklaruar se, largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e ?Shkurtimit të vendit të punës?, por në fakt ata janë zëvendësuar nga militantë partiakë.