Report TV - Pagëzohen katërnjakët shqiptarë në Gjermani, kumbar Kryeministri

2016-04-25 4

Kryeministri i landit të Thüringenit Bodo Ramelow është bërë kumbari i katërnjakëve shqiptarë të cilët lindën në Gjermani, pasi prindërit e tyre shkuan në Jena si refugjatë 6 muaj më parë.
Ka qenë vetë kryeministri që në llogarinë e tij në Twitter ka bërë publik lajmin, duke u shprehur se ndjehet shumë i emocionuar.
Pagëzimi i fëmijëve shqiptarë është bërë në kishën ungjillore të qytetit Winzerla.

Sipas mediave gjermane ceremonia e pagëzimit të katërnjakëve u zhvillua pjesërisht edhe në gjuhën shqipe, ku tre vajzat Olivia, Xhesika e Amelia dhe vëllai i tyre Frederiku janë pagëzuar, duke qenë se kishin lindur në mes të tetorit të vitit të kaluar.

Më të emocionuar kanë qenë prindërit e katërnjakëve, ku nëna Oltiana Koci dhe bashkëshorti Vebi Keta kanë shprehur edhe falënderimet për mbështetjen që i?u është dhënë në momentin e lindjes së katërnjakëve të tyre.