Testim klasave të 5-ta, MAS: Provimi në 23 maj, nuk do të ketë penalizime- Ora News

2016-04-25 20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 23 maj, të gjithë nxënsit e klasave të 5-ta do të testohen. Provimi do të përfshijë 3 lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndëve të tjera shkencore. Autoritetet e arsimit qetësojnë prindërtit dhe nxënësit që ky testim nuk do të jetë penalizues për përsëritjen e vitit për ata që do të marrin pikë minimale, por do të jetë një test për të parë nivelin e ciklit fillor. Vitin e ardhshëm ministria e Arsimit parashikon testim të detyrueshëm të ngjashëm me atë të lirimit për klasat e 9, por për këtë duhen bërë ndryshimet ligjore.
Klasat e 5-ta në të gjithë vendin do të testohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Testimi do të kryhet në datën 23 maj, dhe për herë të parë në këtë cikël do të përfshijë velerësimin në tre lëndë kryesore; gjuhës shqipe-lexim, matematike dhe të lëndëve të tjera shkencore.
Zamira Gjini: Me mbarimin e klasës së 5-të të bëhrt një vlerësim për arritjen e njohurive të nxësëve në këtë nivel i cili do të zhvillohet në 23 maj në 3 fusha, në matematikë, gjuhë dhe shkencë. Do të jetë nëj vlerësim ,testet e të cilave do të hartohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) dhe do të korrigjohen nga AKP.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/testim-klasave-te-5-ta-mas-provimi-ne-23-maj-nuk-do-te-kete-penalizime/

Free Traffic Exchange