Investitorët e huaj: Klima e biznesit e përkeqësuar, shqetësim moszbatimi i ligjit - Ora News

2016-04-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investitorët e huaj e vlerësojnë të përkeqësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Ata rendisin si shqetësimet kryesore moszbatimin e ligjit dhe gjykatat, teksa apelojnë Qeverinë që të tregojë kujdes me ndryshimet që do t?iu bëhen proçedurave tatimore dhe doganore, ku synimi është lehtësimi i tyre.
Problemet me zbatimin e ligjit dhe gjykatat e kanë vështirësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri.
Përfaqësuesit e Shoqatave të Investitorëve të Huaj shpjegojnë se perceptimet e kompanive janë përkeqësuar, duke renditur problemet me drejtësinë në shqetësimet kryesore.
Marinela Jazoj: Për fat të keq përceptimi kohët e fundit nga ana e biznesit nuk ka qenë e mirë, nuk ka qenë pozitiv. Ato elementë të cilat janë parë më problematikë kanë qenë si gjithmonë pjesa e zbatimit të ligjit lidhur edhe me gjykatat në të njëjtën kohë dhe efikasitetit të gjyqësorit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/investitoret-e-huaj-klima-e-biznesit-e-perkeqesuar-shqetesim-moszbatimi-i-ligjit/

Free Traffic Exchange