Ndryshimet klimatike, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e Parisit - Ora News

2016-04-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria bëhet pjesë e Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike, përmes një dokumenti që u nënshkuar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili po zhvillon një vizitë në Kombet e Bashkuara. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku tha se reforma në drejtësi është kusht për përparimin e Shqipërisë.
Shqipëria iu bashkua 170 vendeve të tjera të botës duke u bërë pjesë e Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet Klimatike. Nënshkrimi është bërë nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i clili e cilësoi Marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit . Ai theksoi se Shqipëria gëzon status të veçantë sa i përket emisionit të ulët të gazit me efekte serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike, pa impakt në atmosferë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ndryshimet-klimatike-shqiperia-nenshkruan-marreveshjen-e-parisit/

Free Traffic Exchange