Report TV - Lidhja me Shullazin, Mitri Prifti: Nuk e njoh, s’ndërmjetësova konflikt

2016-04-24 1

Vetëm një javë pasi emri i tij u përfol për lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit, juristi Mitri Prifti deklaron në një intervistë për Report TV se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.

Ai shprehet se është shokuar së tepërmi kur ka parë nëpër media të qarkullojnë foto apo të përfliten takime të tij me të implikuarit në këtë çështje, duke u shprehur se ajo që po e penalizon është fakti që ka kushëri Jani Zakën.

Gjatë intervistës për Report TV, juristi Prifti thotë se emrin e Shullazit e ka dëgjuar para disa kohësh, kur ai ka takuar Jani Zakën, duke i kërkuar të zgjidhet problemi me familjen Sinani, për çështjen e një prone.

Pyetjes se a ishte takuar ai ndonjëherë apo të ketë biseduar në telefon me shtetasin Blerim Shullazi, juristi Mitri Prifti i përgjigjet në këtë mënyrë:

Sa i përket largimit të tij jashtë Shqipërisë, të pretenduar nga media, Prifti shprehet se udhëtimi i tij në Amsterdam ka qenë familjar dhe nuk ka lidhje me asnjë lloj kërcënimi.

Emri i Mitri Priftit u lakua pas arrestimit të Emiljano Shullazit, kur u tha se ai kishte shërbyer si ndërmjetës gjatë një konflikti mes Shullazit e Jani Zakës për një parking 1200 m katrorë.

Free Traffic Exchange