Gjykata e Lartë zbardh vendimin se përse nuk duhet të hetohen dhe pse janë paditur për shpërdorim detyre 8 ish-kryeministrat e vendit prej vitit 1991 deri në 2016, përfshi dhe kryeministrin aktual, Edi Rama.
Ky vendim për të mos detyruar prokurorinë të hetojë drejtuesit e shtetit shqiptar në këto 2 dekada, është marrë nga Kolegji Penal me gjyqtarët, Evelina Qirkjako, Ardian Dvorani, Admir Thanza, Medi Bici e Tom Nreca, që kanë rrëzuar përfundimisht pretendimet e kallëzuesit Nikoll Prenga.
E konsideruar si një ndër paditë e rrala në këto 25 vite, Prenga, në një intervistë për ReportTv më 3 Shtator 2015, do ta argumentonte se kishte marrë iniciativën pasi vështirësia ekonomike në të cilën ndodhen shqiptarët është përgjegjësi e atyre që kanë drejtuar vëndin.
Ndër 4 argumentet e Gjykatës se përse është vendosur rrëzimi i kërkesës së Prengës për të hetuar ish zyrtarët për shpërdorim detyre, është ajo e mungesës së fakteve konkrete bashkëlidhur kallëzimit, vdekja e ish funksionarit Ramiz Alia, që sipas ligjit s?mund të kryen hetime për një të vdekur.
Po ashtu, thotë gjykata, prokurori Altin Binaj ka vepruar drejt kur ka argumentuar pushimin e hetimeve në pikën 22, ku sipas ligjit, është parashkruar koha e ndjkies penale për zyrtarët e fillim viteve 90.