Report TV - PDIU në Dibër,Idrizi:Do influencojmë për ndërtimin e rrugës së Arbërit

2016-04-24 6

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet vijon fushatën e anëtarësimeve të reja në këtë parti.

Kësaj radhe nga Dibra kreu i PDIU Shpëtim Idirizi duke vlerësuar numrin e madh të anëtarësimeve, ka bërë një premtim për banorët e këtyre zonave kur tha se forca politike që ai kryeson do të bëjë gjithçka për ndërtimin e rrugës së Arbrit e cila lidhe 25 përqind të shqiptarëve.

?Fatkeqëshisht edhe këtu në Dibër realiteti është i ndryshëm. Është e pafalshme që kjo zonë ka njerëz të mrekullueshëm dhe puntorë, që nxjerrin bukën e gojës me punën e tyre, është harruar. E për çfarë?! Duhen 3 orë e gjysëm për ta lidhur Dibrën me kryeqytetin e Shqipërisë. Ka kaq kohë që politika shqiptare iu ka premtuar një rrugë dhe ku jemi?! Ka kaq kohë që politika shqiptare bën studime fizibiliteti se ku do të kalojë rruga. Po unë e di shumë mirë, se këtë studim fizibiliteti e kanë bërë 100 vjet përpara karvanët me kuaj të dibranëve që e gjenin rrugën më të shkurtër për në Tiranë. Rruga e Arbërit është një rrugë që lidh 25% të Shqipërisë, është rruga që na lidh me shqiptarët e Maqedonisë. Ky është detyrimi ynë, ndaj ne bashkë me deputetët e PDIU-së do të bëjmë gjithçka, që kjo rrugë të ndërtohet?, - u shpreh Kryetari i PDIU-së në fjalën e tij.

Idrizi u bëri thirrje shqiptarëve që të anëtarësohen në PDIU, për ta bërë një parti të madhe dhe për të dyfishuar mandatet në zgjedhjet e ardhshme.

?Ne kemi filluar një rrugëtim në gjithë Shqipërinë. Ne i kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e PDIU-së. Të bëhen pjesë e PDIU-së që të thyejmë kufinjtë e partive tradicionale, që i ndajnë shqiptarët në të majtë dhe në të djathtë. Miqët e mi ka ardhur koha që Dibra të ketë deputetin e vet, që nuk komandohet nga Tirana, por komandohet nga zemra, komandohet nga e drejta e dibranëve. Kjo është arsyeja që unë ju ftoj t?i bashkoheni PDIU-së, ta bëjmë një parti të madhe, të bashkohemi, t?i dyfishojmë mandatet, të kemi akoma më tepër forcë. Ju ftoj të anëtarsoheni në PDIU, sepse ne jemi për bashkim kombëtar, për integrim europian dhe ju premtoj se do ta ngremë lartë dinjitetin e dibranit? ? tha Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Në këtë takim me simpatizantët e PDIU në Dibër kreu shpëtim Idrizi shoqërohej nga deputetë të kësaj force politike dhe drejtues të strukturave të partisë.