Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e disa njësive administrative të rrethit të Mirditës. Basha, tha se sot kryeministri Edi Rama shtetin e ka ne funksion të krimineleve dhe hajdutëve që janë pranë tij.
Mirditë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorë e njësive admisnitrative Fan, Kthellë dhe Rubik, në rrethin e Mirditës. Banorët e kanë njohur kryetarin e opozitës, me varfërinë që sipas tyre ka pushtuar këto zona, papunësia e lartë dhe pamundësinë për të paguar energjinë ka bërë që shumë familje të jetojnë në errësirë.
Kryetari i opozitës, tha se zgjdhjet e ardhshme parlamentare do të jene në monitorimin e rreptë të ndërkombëtareve, pasi siaps tij shpresa e vetme e kryeministrit Rama për të mbajtur pushtetin është manipulimi i tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-shtetin-e-ka-per-hajdutet-e-kriminelet-ne-qeveri/