Neranxi ka organizuar panairin e kulinarisë 2016. Në 23 dhe 24 prill çdokush mund të provojë shijet e produkteve të kuzhinës dhe çdo gjë tjetër të bëra nga pstiçierë dhe kuzhinierë.
Biznese dhe qytetarë të shumtë i janë bashkuar paniarit, duke u njohur me produktet e vçcanta që ofron Neranxi. Shija e produkteve të bëra nga shefat dhe nga studentët kanë lënë pa fjalë, pjesëmarrësit. Shumëllojshmëria e prdoukteve dhe shija, binte në sy në këtë panair.
Në këtë vend trajnohen kuzhinierë dhe pastiçierët e ardhshëm, të cilët njihen me sifdat që ka profesioni duke u ofruar të gjitha kushtet.
Kreu i Kompanisë Nikollaq Neranxi vlersoi panairin, duke thënë se mallrat që ofrohen nga kjo kompani në dyqane, janë mallra që tregtohen vetëm nga Bashkimi Europian.
?Kompania Neranxi prodhon dhe tregton vetëm produkte me standard nga BE me certificate përkatëse. Këto vende kanë system sigurie shumë të larta. Popullësia e vendeve të BE janë sot më të mbrojturit në ushqyerje pse të mos jemi dhe ne si ato, se në nivel dhe sektorë të tjerë jemi vite larg?-tha Neranxi
Neranxi bëri të ditur edhe sfidën e kompanisë së tij, është që të parandalohen dhe luftohen sëmundjet nëpërmjet ushqimeve.
?Ashtu si këshillonte Hipokrati: Bëje ushqimin ilaçin tënd. Në shkollën tonë studentëve e klientëve do ju mësohen vetitë shëruese të përbërësve ushqimor kështu që secili prej jush krahas shijes dhe estetikës do të dijë se cafrë sëmundje ndalon ajo?-tha ai
Panairi 2-ditor i Kulinarisë Neranxi u ka lënë një shije të mirë viztorëve, sidomos atyre që nuk i kishin provuar më parë këto produkte.