Olesia është një vajzë 5-vjeçare e cila sapo ka nisur një betejë për jetën.
Një muaj më parë ajo është diagnostikuar me tumor në kokë dhe u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, por për ti shpëtuar jetën duhen edhe dy operacione të cilat kushtojnë 50.000 euro në total.
Vogëlushja ka humbur një përqindje të konsiderueshme të shikimit dhe ndërhyrjet jo vetëm që do ti shpëtonin jetën, por mjekët kanë dhënë garanci për t?a rikthyer atë si çdo fëmijë normal që sheh dhe luan si çdo bashkëmoshatar.
Pas diagnostikimit prindërit kanë mundur të përballojnë operacionet e para në shtetin grek, por tani nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar operacionin që do të bëhet në 18 maj.
Nëna e Olesias mes dhimbjes apelon për ndihmë pasi pamundësia ekonomike i ka gjunjëzuar përballë sëmundjes së vajzës
Pavarësisht se është vetëm 5-vjeçare Olesia është një fëmijë që ka treguar kurajo përballë sëmundjes së saj dhe si çdo fëmijë ka dëshirë të jetojë.