Rikonstruktohet sheshi por harrohet busti, Skëndërbeu “dergjet” në Bibliotekë

2016-04-23 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse punimet për sheshin ?Skënderbej? në Kukës mbaruan, busti i Heroit Tonë Kombëtar nga i cili mori dhe emrin është lënë në harresë në Bibliotekën e Kukësit. Busti i Skënderbeut në Kukës është realizuar nga Odise Paskali dhe për herë të parë u vendos në Kukësin e vjetër në vitin 1939.
Busti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, prej më shumë se 1 viti po ?dergjet? në një prej sallave të godinës së Bibliotekës së qytetit.
Lëvizja e bustit u bë në momentin kur nisi puna për rehabilitimin e sheshit që mban emrin e tij, por mesa duket është harruar pasi ende nuk është rikthyer në vendin ku ka qëndruar prej vitit 1939.
Qytetarët kërkojnë rivendosjen e bustit në vendin ku ka qenë, pasi sheshi që mban emrin ?Skëndërbej? nuk ka kuptim pa të.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohet-sheshi-por-harrohet-busti-skenderbeu-dergjet-ne-biblioteke/

Free Traffic Exchange