Asambleja e re e PS-së, ja kush vjen dhe kush ikën - Ora News

2016-04-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ben Blushi lajmëron nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ku u përjashtua nga kandimi në Kryesi dhe Sekretariat, një parti të re, duke e lënë këtë më shumë si dëshirë të shqiptarëve sesa të atij vetë. Ndërsa Arta Dade dhe Namik Dokle zgjodhën vetëpërjashtimin nga lista e Kryetarit të partisë për anëtarë Kryesie. Dade e justifikoi me parimet, kurse Dokle me moshën, e megjithatë për të dy partia adresoi mirënjohje. Asnjë dyshim për postin e Sekretarit të Përgjithshëm që do ta mbajë Gramoz Ruçi, ndërsa Koço Kokëdhimës i besohet Sekretariati i Emigracionit.
Ora 15:50 Përfundon numërimi për anëtaret gra në Kryesi, ja fitueset
Ka përfunduar numërimi për anëtaret gran ë Kryesinë e PS, ku janë përzgjedhur dhe 7 kandidaturat fituese nga 13 që ishin në garë.
Më e votuara rezulton Ministrja Gjermeni, që ndiqet nga Ministrja Kodheli. Pastaj vinë Vasilika Hysi, Lindita Nikolla, Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Valentina Leskaj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/asambleja-e-ps-perfundon-votimi-per-strukturat-drejtuese-nis-numerimi/