Report TV - Tokat bujqësore pa vaditje, bashkia Roskovec:Problem,por do e zgjidhim

2016-04-23 1

Sipërfaqja e madhe e tokave bujqësore në Bashkinë e Roskovecit, ka shumë nevojë për një sistem të rregullt të ujitjes dhe kanalizimeve.

Vete kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi ka deklaruar se procesi i ujitjes dhe vaditjes është një problem, sidomos për periudhën e verës, ku tokat bujqësore kanë nevojë për vaditje.

Pikërisht për të shmangur situatë problematike për fermerët e zonës, janë krijuar grupet e posaçme të punës për stabilizimin e situatës së ujitjes.

Sipas kryebashkiakes, këto masa u morën pikërisht sapo qeveria ja kaloi përgjegjësinë Bashkisë së Roskovecit.

Fermerët shprehen se puna për pastrimin e kanaleve duhet të ishte nisur vite më parë që të mos shkatërroheshin në këtë gjendje.

Free Traffic Exchange