Report TV - Kisha e Shën Aleksandrit në Lezhë drejt shkatërrimit, autoritetet heshtin

2016-04-23 1

Muret e kishës manastirore e Shën Aleksandrit, po shkojnë drejt shkatërrimit.

Ky objekt kulti, i cili është shpallur monument kulture i kategorisë së parë që duhet të mbrohet nga shteti, është lënë në mëshirën fatit nga autoritet përkatëse.

Ajo ka nevojë për restaurime dhe rregullime nga specialistët, pasi gjurmët e saj shekullore, që prej shekullit te 13, po vihen re më së miri, ku muret e këtij objekti religjoz po rrënohen.

Të vetmit që kanë ndërhyrë në mirëmbajtjen dhe rindërtimin e mureve të rrënuara të kësaj kishe kanë qenë banorët e zonës dhe kleri katolik.

Studuesi Paulin Zefi e quan të pafalshme neglizhencën e Ministrisë së Kultures ndaj këtij aseti kaq të rëndësishëm të trashegimisë tonë kulturore kombëtare.

Kisha e "Shën Aleksandrit" është shkatërruar plotësisht nga regjimi komunist në vitet 1967-1968, duke bërë që vetëm një pjesë e strukturave murale origjinale mesjetare ti mbijetojnë betonimit me eksploziv.

Në qarkun e Lezhës janë shumë objekte të kësaj natyre, por që janë lënë në harresë të plotë nga institucionet përkatëse, duke bërë që ata të shkojnë drejt degradimit.