Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë shpalljen fajtor dhe dënimin e 7 personave te akuzuar se janë përfshirë në skemën mashtruese të rimbursimit të ilaceve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milion lekë.
Në konkluzionet përfundimtare organi i akuzës kërkoi dënimin me 15.6 vite burg në total për tre të pandehurit kryesorë, ndërsa për të akuzuarit e tjere u kërkua të dënohen me nga 18 muaj punë në interes publik.
Denimi me i rendë me 6 vite burg është kërkuar për Hysni Roçin, pronar i disa farmacive në kryeqytet , 4.6 vite burg u kërkuan për Pjerin Xhuvanin ish-drejtori rajonal i Fondit të kujdesit shëndetësor, ndërsa për ish punonjësen e fondit Edlira Marën u kërkua të denohej me 5 vite burg.
Për të pandehurit e tjere Frida Lamçe, Fatbardh Budo, Mimoza Tufi, Arens Spahiu u kërkua qe dënimi me burg të konvertohej me nga 18 muaj punë në interes publik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/skandali-me-rimbursimin-e-ilaceve-jepet-prentenca-per-xhuvanin-dhe-6-te-pandehurit-e-tjere/