“Vollga” Në hetim dhe kryesekretarja dhe kancelarja e gjykatës së Durrësit

2016-04-23 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Durrësit nis hetimin për dy punonjëse të Gjykatës së Durrësit, kancelaren e kryesekrertaren e gjykatës.
Sipas prokurorisë Kryesekretarja e Gjykatës Durrës, Adriana Kanina dhe Ardena Veli, kancelare e Gjykatës Durrës akuzohen se kanë kryer veprime të kundraligjshme sa i takon tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish- Vollgës
Cfare pretendon prokuroria
?Vendimi me nr. 449, datë 18.02.2013 është konsideruar se ka marrë formë të prerë sipas vulës së vendosur nga administrata konkretisht nga Kryesekratarja shtetasja Adriana Kanina dhe kancelarja Ardena Veli me datë 18.03.2013, ndërkohë qe rezulton se ndaj ketij vendimi është bërë ankim nga shtetasi Zanmir Hasa më datë 08.03.2013 dhe njoftimi i fundit per palen e paditur ZVRPP Durres është bërë më datë 19.03.2013. Ankimi i shtetasit Zanmir Hasës është kundërshtuar nga shoqëria Saudit Brothers Commercial Company më datë 25.03.2013 dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr 09, datë 28.03.2013 ka vendosur mospranimin e ankimit të ankuesit Zanmir Hasa. Ky vendim është ankimuar dhe Gjykata e Apelit me vendimin nr.3, datë 16.01.2015 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 09, datë 28.03.2013 duke rrëzuar kërkesën e kërkuesit Saudit Brothers Commercial Company. Ndaj këtij vendimi është paraqitur recurs nga sh.p.k. Saudit Brothers Commercial Company, më datë 26.01.2015 dhe në pritje të kësaj vendimarrje dosja e vendimit nr. 449, datë 18.02.2013 nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit për t?u shqyrtuar ankimi ndaj këtij vendimi nga shtetasi Zanmir Hasa.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vollga-ne-hetim-dhe-kryesekretarja-dhe-kancelarja-e-gjykates-se-durresit/