http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi i HEC-it te Banjës ne Gramsh te Elbasanit është nder te paktat kontrata energjie qe nuk është kundërshtuar as nga ekspertet dhe as nga politika. Ndaj edhe ministri DamiAn Gjiknuri pas nje inspektimi ne ketë vepër energjetike e cilësoi ate si nje shkolle per marrëdhënien publik-privat. Ne ketë investim është mbyllur faza e parandalimit te përmbytjeve. Kjo vepër po ndërtohet nga kompania ?Stratkraft? dhe qëllimi i saj është rregullimi gjate vitit i ndryshimeve te mëdha qe vijnë si pasoje e shkarkimit te ujërave nga dy HEC-e te tjerë qe do te ndërtohen me sipër. Por kreu i Bashkisë se Cërrikut ngre nje shqetësim per ketë investim. HEC-i i Banjës prite te ndikoje ne mbrojtjen e Luginës se lumit Devoll nga vërshimet e lumit sidomos gjate stinës se dimrit.