Report TV - Blushi: PS drejt kanabisit, PD drejt armëve, duhet një ofertë e re

2016-04-23 0

Deputeti Ben Blushi akuzon dy forcat e mëdha politike, PD-në e PS-në se janë dy të këqija të mëdha të vendit.

Sipas tij, PD kërkon të armatosë Shqipërinë, ndërsa PS e ka mbëtur në borxhe dhe po tenton të gjejë shpëtim te kanabisi.

"PD kërkon të armatosë Shqipërinë, tjetra po e mbyt në borxhe dhe e vetmja mënyrë për të gjetur shpëtim është kanabisi. Shqipëria ka nevojë për një ofertë të re, nuk e di kush do ta japë. Partia Demokratike shkon për armatosje kjo tjetra shkon për kanabis?, u shpreh Blushi, duke theksuar se këto janë arsyet se pse Shqipërisë i duhet një ofertë e re.